Blerja e Ozil, Fenerbahce kërkon ndihmën e tifozëve

19:28 | 22 Qershor 2020

Fenerbahce ka kërkuar ndihmën e tifozëve për blerjen e Ozil.

E ardhmja e Mesut Ozil mund të jetë në Turqi.

Ekipi i interesuar për të është Fenerbahce e cila po mendon një mënyrë unike për të bindur mesfushorin e Arsenalit.

Skuadra turke do ti kërkojë tifozëve të saj që t’i shkruajnë mesazh Ozilit ku dhe do kontribuonin me tre euro për të mbledhur para për transferimin e fantazistit gjermano-turk.

Klubi beson se do ti arrijnë 1 milion mesazhe çka do ti sillte ekipit turk 3 milionë euro të ardhura aq edhe sa duhen për të paguar për Ozil.

Kjo ide erdhi nga Kemal Danabas një nga menaxherët e Fenerbahces.

Komento: