Ante Rebic është duke shkëlqyer të Milan këtë sezon. Kjo ka bërë që ekipi i tij gjerman, Eintracht Frankfurt të kërkojë një çmim të madh për shitjen e tij të përhershme të Milan.
Sulmuesi kroat ka shënuar nëntë gola në 10 ndeshjet e tij të fundit në Serie A dhe 10 në të gjitha garat.
Sipas të fundit nga Tuttosport, kuqezinjtë synojnë të provojnë ta arrijnë marrëveshje finale me Rebicin mbi një bazë të përhershme përpara fundit të huasë së tij dy vjeçare në qershor 2021, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë për shkak se nuk ishte futur opsioni për të blerë, duhet të gjendet një marrëveshje me Eintracht, i cili e vlerëson 26-vjeçarin në masën 40 milionë milion euro, të paktën 10 milionë më shumë sesa shuma që Milano parashikonte të paguante.
Kjo pritet të paraqës problem për Milanin, pavarësishtë dëshirës së lojtarit për të qëndruar në ‘San Siro’. /ORAinfo/