
Futbollisti francez, Jeremy Jacquet e ka humbur sezonin aktual shkaku i një lëndimi serioz në shpatull.
Siç raportohet në mediat e huaja, mbrojtësi do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan Indeksonline
Jacquet është lojtari i Rennes, por vetëm deri në fund të këtij sezoni.
Pas muajit qershor, ai do t’i bashkohet Liverpooli – pasi kjo e fundit e siguroi 20-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të dimrit për 63 milionë euro.