Blerjet e mëdha, ky ekip është favorit për tafituar Ligën e Kampionëve

10:06 | 18 Korrik 2019

Triumfi në Ligën e Kampionëve është qëllimi i shumë ekipeve të mëdha evropiane.

Kompania më e njohur e basteve ”bet365”’ e ka bërë Juventusin si favoritin kryesore për të triumfuar në Ligën e Kampionëve me koeficientin që ka rënë në 11.0 pas transferimit të 19-vjeçarit.

Tani nën drejtimin e Maurizio Sarrit, kampionët në fuqi të Serie A kanë sjellë gjithashtu Gianluigi Buffonin përsëri në stadiumin ‘Allianz’ pas një viti me Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.

‘Zonja e Vjetër’ ka dominuar kampionatin vendor që nga viti 2008, duke fituar tetë Scudetto rresht – dhe padyshim mbetet sërish favoriti kryesor për ta bërë të njëjtën gjë edhe për të nëntën herë .

Transferimet e Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe së fundmi i mbrojtësit holandez e ka bërë Juventusin si ekipin më të ‘frikshëm’ në Evropë.

Komento: