Blero nuk e harron Shpat Kasapin, ky është dedikimi emocional

22:15 | 17 Shkurt 2026

Këngëtari Blero ka pasur një miqësi të gjatë me të ndjerin Shpat Kasapi.

Dy artistët, përveç raportit miqësor, kanë bashkëpunuar edhe në projekte muzikore, duke sjellë duete që janë pritur mirë nga publiku.

Humbja e parakohshme e Shpatit e ka prekur thellë Bleron, i cili në disa raste ka folur për dhimbjen që i ka shkaktuar largimi i mikut të tij, shkruan Kosovarja.

Sot, Blero ka ndarë një fragment nga kënga e Shpatit “Kush të ndau prej meje”, duke e shoqëruar me fjalët: “E ndjej prezencën tënde vllacko. Mos mendo që të harroj”.

Komento: