Blero po feston ditëlindjen e 41-të, Afrona e befason me urimin

09:21 | 19 Korrik 2019

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, sot po feston ditëlindjen e 41-të.

Me këtë rast ai ka pranuar një sërë urimesh nga miqtë, familjarët dhe kolegët e tij.

Një urim i veçantë nuk ka munguar nga e fejuara e tij, Afrona Dika e cila i ka bërë një dedikim emocional kantautorit.

“Të premtoj që do të bij për ty sërish pa marrë se sa kilometra na ndajnë neve. Urime ditëlindjen burri im, e ardhmja ime dhe dashuria ime. Ditëlindja e fundit si të pamartuar”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Ndryshe, Blero dhe Afrona kanë bërë të ditur se do të martohen në shtator të këtij viti, në një ceremoni madhështore me mbi 600 të ftuar.

Blogerja ditë më parë e ka festuar beqarinë dhe si destinacion zgjodhi një nga ishujt grek, Mykonus.

Komento: