Blero shkon në Zvicër, e ‘takon’ Afronën aty ku kurrë nuk e keni menduar!

09:11 | 08 Janar 2021

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe bashkëshortja e tij, modelja Afrona Dika, tashmë janë zhvendosur në Zvicër.

Ishte vet këngëtari ai i cili vitin e kaluar kishte zbuluar se po e mendonte largimin nga Kosova drejt Zvicrës, ndonëse në fillim ishte menduar e kundërta.

Sido që të jetë, Blero tashmë e ka nisur Vitin e Ri në shtetin helvetik, pranë gruas së tij.

Me të mbërritur atje, atij duket se i ka bërë përshtypje një nga reklamat e rastësishme që ka parë rrugëve të Cyrihut.

Bëhet fjalë për një reklamë për një kompani, ku protagoniste është vet Afrona, e cila tash e sa kohë ushtron profesionin e saj si influencere në Zvicër.

“Oj grua, nga je duke shkuar bre”, shkroi këngëtari Muharremi në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqte tramvajin në të cilin ka parë reklamën e gruas.

Afrona përndryshe ka disa kontrata të nënshkruara në Zvicër me kompani të ndryshme atje, ku promovon produktet e tyre me imazhin e saj, duke shfrytëzuar edhe ndjekjen që ka si influencere në rrjetet sociale.

Komento: