Blerona Zeqiri po duket si ‘kukull’ me këtë grim

13:29 | 29 Shtator 2022

Blerona Zeqiri, është njëra nga prezantueset më të komentuara të momentit.

Që në fëmijërinë e hershme, ajo ka nisur këtë profesion, së pari në radio e më pas u kyç në televizion, shkruan ORAinfo.

Publiku e pranoi mirë atë, pasi shumë shpejtë u bë njëra nga figurat kryesore të emisionit që ajo vendosi ta udhëheqë.

Krahas anës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për pamjen e saj të jashtme.

Ajo vetë ka pranuar se ka bërë ndërhyrje, duke humbur kështu shumë kilogramë.

Se fundmi, Blerona ka publikuar një video nga salloni i ondulimit.

E rregulluar bukur dhe me stil, moderaorja kosovare po duket si kukull. /ORAinfo/

VIDEO:

Komento: