Blerta Bajrami përfundon misionin humanitar në Namibi: “Një udhëtim që më ndryshoi përgjithmonë”

10:59 | 03 Dhjetor 2025

Në fund, Blerta Bajrami vendosi që fondet t’i dhurojë organizatës Life for the Children, e cila falë këtij kontributi ka arritur të blejë tokë për ndërtimin e një qendre për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Qendra synon t’u ofrojë këtyre fëmijëve trajtime dhe përkujdesje profesionale, me mbështetje dhe ekspertizë edhe nga Holanda dhe vende të tjera.

“Ka ende shumë punë përpara, por hapi i parë tashmë është bërë”, shprehet Bajrami, duke theksuar fuqinë që mund të ketë edhe një kontribut i vogël në ndryshimin e jetëve të njerëzve në nevojë.

Ajo falënderon të gjithë donatorët që e mbështetën këtë nismë, duke veçuar Albert Scheffer për përkushtimin, guidën dhe mundësinë që i dha për t’i parë projektet nga afër.

Në përfundim, Blerta Bajrami e cilëson këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me emocione të forta, që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Sipas saj, Namibia është një dëshmi se bukuria dhe vështirësitë ecin paralelisht, dhe se një akt i vogël mirësie mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm duke ndryshuar botën, një jetë në një kohë.

Komento: