Deliu kujton viktimat e Restelicës në 11-vjetorin e tragjedisë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kujtuar viktimat e Restëlicës në 11-vjetorin e tragjedisë.
Deliu, përmes një postimi në Facebook, kujtoi se para 11 vjetësh humbën jetën 10 banorë të fshatit Restelicë, si pasojë e një orteku bore, ku vetëm një vajazë e vogël, Amsera Reka, i shpëtoi kësaj tragjedie.
“Sot janë bërë 11 vjet nga tragjedia e Restelicës, në atë që ose të borës kishte marrë jetën e 10 banorëve të Restelicës. Ditën e sotme, banorët e Restelicës e kujtojnë si një ndër ditët më të dhimbshmet në lidhje me fshatin e tyre. Atëbotë qetësinë e fshatit e kishte trazuar orteku i borës që kishte marrë jetën e 10 bashkëfshatarëve, ndërkaq pamjet e shpëtimit të vogëlushëve Amsera Reka, të mbijetuarës së vetme në këtë tragjedi familjare, kishin pushtuar mediet e gjithë botës”, ka shkruar Deliu në Facebook.