Blerta Deliu ka marrë një urim të veçantë për ditëlindje me fjalët më të ëmbla.
Deputetja Blerta Deliu, ka festuar ditëlindjen e saj.
Festa e saj kurrsesi nuk kaloi pa urimet e shumta nga më të dashurit e saj, shkruan Zëri.
Është babai i Blertës ai i cili ka zgjedhur fjalët më të vecanta për të bijën, fëmijën e tij të parë!
Ndryshe, deputetja Deliu vjen nga një familje e arsimuar, babai i saj Gani Deliu është profesor i matematikës nga më të njohurit në rajonin e Drenicës, ndërsa nëna e saj Feride Deliu është po ashtu grua e suksesshme, ku ka një karrierë të gjatë si pediatre në Skenderaj.