Blerta Deliu reagon për grantet e bujqësisë: Ky pushtet definitivisht e ka humbur rrugën

13:38 | 16 November 2024
blerta-deliu-reagon-per-grantet-e-bujqesise:-ky-pushtet-definitivisht-e-ka-humbur-rrugen

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore Krusha”, të Fahrije Hotit, dhe se ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Në reagimin e bërë në Facebook, ajo ka ftuar Prokurorinë të nis hetimet.

“Ky pushtet definitivisht e ka humbur rrugën. Merreni me mend, Ministria e Bujqësisë ia ka ndarë 100 mijë euro vëllaut të Fitore Pacollit, vetëm katër ditë pasi e regjistroi biznesin ndërkohë që ia ka refuzuar projektin Fahrije Hotit, që aplikoi me Kooperativën Bujqësore ‘Krusha’. Fitore Pacolli është kryetare e Komisionit parlamentar për Bujqësi. Prokuroria menjëherë duhet të nis hetimet”, ka shkruar ajo derisa ka shpërndarë dy vendimet e Ministrisë së Bujqësisë.

 

 

 

Komento: