Blerta Rahimi, e reja që po kërkon votën e gjilanasve

20:05 | 22 Shtator 2021

Gara për Asamble Komunale vazhdon të mbetet mjaft sfiduese për të gjithë kandidatët që mëtojnë të zënë një vend në institucionin përfaqësues komunal.

Në zgjedhjet e sivjetme lokale, listat e subjekteve garuese përfaqësojnë profile të ndryshme kandidatësh, nga grupmosha të ndryshme.

Në Kosovë të rinjtë vazhdojnë të mbesin paraprijës të zhvillimeve pozitive dhe ndërmarrës të sfidave e bartës të përgjegjësive me peshë.

Një nga këta të rinj është Blerta Rahimi nga Gjilani, që po garon brenda radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 17 tetorit. Ajo mban numrin 27 dhe mëton të jetë zëri përfaqësues i të rinjve të kësaj komune.

Profili i saj universitar, Shkencat Politike, si dhe të qenit aktiviste e Rinisë Demokratike, i japin besimin se do të jetë përfaqësuese e denjë e gjilanasve.

“Qyteti ynë i Gjilanit, tashmë e një kohë ka nevojë për një frymë të re, që do të kontribuonte në përmirësimin e jetës dhe perspektivës për qytetarët e çfarëdo moshe. Dinamika e të rinjve tashmë duhet të orientohet edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse, duke synuar një të ardhme më frytdhënëse. Për arritjen e këtij qëllimi, unë kam vendosur që hapin e parë drejt kësaj rruge të gjatë ta bëjë së pari në qytetin tim të lindjes”, thekson ajo.

Blerta thotë se Gjilani është shtëpia e saj, prandaj ndihet e nderuar të marrë besimin e banorëve të këtij qyteti.

Komento: