Blindat e FSK-së dalin nga kazerma, për ku janë nisur?

13:48 | 04 Mars 2019

FSK bën gati autoblindat për “Epopenë e UÇK-së”.

Shumë automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa lëviznin nga Gjilani në drejtim të Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja e nxjerrjes në rrugë të këtyre automjeteve të blinduara të FSK-së, mirëpo dihet që nesër në kazermën “Adem Jashari’” mbahet ceremoni ushtarake në nderim të 21- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, raporton Indeksonline.

Kjo ceremoni mbahet, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Komento: