Blindohet Kryeministria, policia rrethon ndërtesën.
Sot në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë së Shqipërisë.
Rreth një mijë policë janë në gjendje gatishmërie, ndërsa disa akse rrugore janë të mbyllura që prej orës 15:00.
Policë me maska kundra gaz u panë në rrugë pak orë para fillimit të protestës. Tashmë ata kanë rrethuar Kryeministrinë.
Ndërtesa është blinduar dhe shtyllat e ndriçimit afër zonës ku do të mbahet protesta janë lyer me graso.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Ai ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 14:00, pak para fillimit të protestës së 12 nëntorit.