“Blindohet” kryeministria

18:18 | 11 Maj 2019

Protesta gati të nisë.

Kryeministria është “blinduar” në prag të protestës së opozitës, nga e cila na ndajnë vetëm pak minuta.

Protesta e opozitës do të nisë në orën 18:30, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme janë në prag.

Kujtojmë se në të kaluarën, jo rrallë herë këto protesta kanë përfunduar me incidente.

Në ndërkohë, Bashkësia Ndërkombëtare tash e disa herë ka bërë thirrje që protestuesit t’ i përmbahen dhunës.

Komento: