Blinekn jep siguri tri shteteve të Evropës se NATO i mbron nëse ato sulmohen

13:00 | 07 March 2022

Seketari amerikan u jep siguri tri shteteve të Evropës se NATO i mbron nëse ato sulmohen.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur një udhëtim nëpër disa prej shteteve afër Rusisë, për t’u thënë se e kanë mbrojtjen e NATO-s dhe përkrahjen e SHBA-së, shkruan Gazeta Express.

Lindja e Evropës ka marrë vëmendjen e botës dhe sekretari amerikan nisi vizitat e tij në disa prej shteteve baltike, për t’u dhënë atyre siguri, se nëse rrezikohen nga ndonjë sulm, kanë NATO-n nga mbrapa.

E ka nisur në Lituani, ndërsa do të vizitojë edhe dy shtete tjera, – që dikur ishin në Bashkim Sovjetik – Letoninë dhe Estoninë. Të gjithë këto shtete janë në NATO, por Blinken po i viziton për t’i risiguruar se nuk janë në rrezik nga Rusia, e cila hyri në territorin e një prej fqinjëve të saj, Ukrainës, për ta pushtuar.

“Jemi duke e forcuar mbrojtjen tonë të përbashkët, ashtu që ne dhe aleatët tonë të jetë të përgatitur”, ka thënë Blinken të hënën, duke shtuar se zotimet e SHBA-së në paktin e mbrojtjes së përbashkët në NATO, janë “të shenjta”.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, nëse si sulmohet”, ka thënë sekretari amerikan, raporton the Guardian.

Ai thotë se askush nuk duhet të dyshojë në gatishmërinë e aleatëve në NATO, për ndërhyrje, nëse vjen puna.

Ukraina është prej shteteve që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, e cila pas shpërbërjes, nuk u anëtarësua as në Bashkim Evropian e as në NATO.

Kur ky shtet, viteve të fundit, u qeveris nga udhëheqje properëndimore, u afrua me aleancat e tyre, e kjo e pengoi Rusinë.

Ukraina, në kushte lufte, nënshkroi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, kërkon që shteti i tij të anëtarësohet në NATO, duke thënë se nuk heq dorë nga ky qëllim.

Komento: