Blinken takon Vuçiqin në Berlin: E diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

22:43 | 17 February 2023

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka takuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Mynih të Gjermanisë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë.

Në një njoftim të tij, Blinken ka bërë të ditur se me Vuçiqin ka diskutuar mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Ai, gjithashtu, ka thënë se Vuçiqit i ka përcjell vlerësimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës nga ana e Serbisë.

“Kisha një takim produktiv me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Konferencën e Sigurisë. Diskutuam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës dhe i përcjella mirënjohjen tim për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, ka shkruar Blinken.

“Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme në BE”, ka shtuar ai në fund.

Ndërkohë, gjatë orëve të vona të pasdites, drejt Mynihut ka flutuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që Kurti të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë, gjermanë e francezë, për ta diskutuar propozimin franko-gjerman, në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Komento: