Blinkeni tregon çka bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin

00:00 | 12 October 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka treguar për bisedat telefonike që ka pasur të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Blinkeni në postim në Twitter ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për rëndësinë e partneritetit bilateral dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

“Pata bisedë të mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe angazhimet e Kosovës drejt intregimit evropian dhe euro-atlantik. Po ashtu e kam falënderuar Kosovën për përkrahjen e palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Kurse për bisedën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Blinken ka thënë se ka folur për paqen rajonale e stabilitetin.

“Bisedë produktive me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian dhe paqen rajonale e stabilitetin. Po ashtu e kam uruar Serbinë për hapjen e një ambasade të re në SHBA në Washington”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Komento: