Bllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër popullit tonë

13:33 | 17 Prill 2024
bllokimi-i-kosovareve-ne-kufi-nga-serbia,-hoxhaj:-provokim-dhe-sulm-kunder-popullit-tone

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi, bllokim ky nga dje.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre!

Hoxhaj, tha se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës.

“E dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës! @JosepBorrellF”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë dy fotografi dhe në shkrim ka etiketuar Josep Borrell.

Komento: