Bllokimi i llogarisë së Suharekës, Ibrahimi i përgjigjet Muratit: Po dezinformon, njoftimi ka ardhur nga Thesari

22:08 | 28 Tetor 2024
bllokimi-i-llogarise-se-suharekes,-ibrahimi-i-pergjigjet-muratit:-po-dezinformon,-njoftimi-ka-ardhur-nga-thesari

Drejtori i Asociacionit të komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, i është përgjigjur ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka shkruar në Facebook se “Qeveria nuk bllokon llogari, por përmbaruesi me vendime gjyqësore”.

Ibrahimi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, njoftuan se llogaria e komunës është pasive, pasi kanë marrë email zyrtar nga thesari i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Sigurisht që keni informacion, por dëshiroj të ju informoj se me kërkesë të menaxhemntit dhe duke u bazuar në nenin 40 të LMFPP, sot me datë 28/10.2024, qasje për të gjithë zyrtarët financiarë për debitorin e Komunës së Suharekës janë të pasiv deri sa ë procedohen vendimet gjyqëore/përmbarimore”, thuhet në këtë email.

Duke u bazuar në ketë email, Ibrahimi iu përgjigje Muratit duke i thënë se ai po dezinformon.

“Pra, ministri po dezinformon e jo AKK”, ka vazhduar ai.

Më herët, kryetari i Suharëks, Bali Muharremaj, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se bllokimi i llogarisë komunale do të bllokojë projektet, si dhe do të i pamundësojë komunës që të paguajë operatorët që kanë kryer projektet. /Express/

Komento: