Bllokohen dy rrugë në kryeqytet, kjo është arsyeja

16:40 | 15 April 2019

Dy rrugë në kryeqytet do të bllokohen për shkak të punimeve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar për fillimin e punimeve në rrugët ‘Ukshin Hoti’ dhe ‘Robert Doll’ në Prishtinë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qarkullimi në këto rrugë do të jetë me kufizime.

“Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugëve Ukshin Hoti dhe Robert Doll në qendër të qytetit. Qarkullimi do të jetë me kufizime, prandaj lusim për mirëkuptim deri në përfundimin e asfaltimit”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: