Pasi që u raportua se dy alpenistët kosovarë Mrika dhe Arianit Nikqi janë bllokuar në Antratikë, Qeveria e Kosovës ka reaguar menjëherë.Qeveria e Kosovës tek sot është njoftuar për rastin e dy kosovarëve Mrika dhe Arianit Nikqi, që tash e tetë ditë janë të bllokuar në majën më të lartë të Antarktidës, në temperatura -40 gradë celsius.
Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri, tha se shteti po angazhohet për babë e bijë nga Kosova, që janë bllokuar në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.
“Qeveria e Kosovës me të marrë informacionin është angazhuar për këtë rast dhe po merren të gjitha informacionet që mund të ndihmojnë për këtë rast”, ka thënë ajo për Gazetën Express, përmes telefonit.
Mrika Nikqi, 17 vjeçe, dhe babai i saj, Arianit Nikqi, më 16 dhjetor rreth orës 21:30, raportohet se u ngjitën në majën Vinson, në Antarktidë, 4892 metra e lartë.
Gjatë kthimit ata, si pasojë e motit ekstrem, qysh nga 17 dhjetori, po qëndrojnë të bllokuar në një tendë në temperatura deri në -40 gradë celsius.