Bllokohen një grup turistësh në Kanionet e Holtës, alarmohen ekipet emergjente

17:34 | 14 July 2019

Ngjarje në Kanionet në Shqipëri.

Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh.

Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e turistëve.

Në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikëset dhe emergjencat civile.

Nga spitali i Gramshit janë nisur 3 ambulanca.

Zona ka vështirësi edhe me valët telefonike, ndaj dhe kërkimi i ndihmës ka qenë i vështirë./Lapsi/

Komento: