‘Bllokohet’ ambasada sllovene në Kosovë, shikoni ҫfarë po ndodh atje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Bllokohet’ ambasada sllovene në Kosovë, shikoni ҫfarë po ndodh atje

17:12 | 04 Shkurt 2019

Ambasada sllovene në Kosovë është ‘bllokuar’ nga njerëzit që po presin aty.

Numër i madh i kosovarëve kanë marrë rrugën për në këtë ambasadë. Gjithë këta janë mbledhur e po presin viza për të ikur nga Kosova.

Qytetarët kanë publikuar disa fotografi nëpër rrjete sociale, ku shihen numër i madh i të rinjëve në pritje për të hyrë në ambasadë. Pritje të tilla nuk ka vetëm para hyrjes së Ambasadës së Sllovenisë.

Po kaq shumë të rinjë që po presin të dalin jashtë vendit, ka edhe para hyrjes së Ambasadës së Gjermanisë.

Ndërkohë, ditë më parë Express raportoi për një numër të madh të të rinjëve nga Komuna e Kamenicës të cilët ishin pajisur me viza pune, e po iknin të punonin drejt Kroacisë.

Komento: