Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.
Panaxha, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.
“Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Panxhës:
“Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe.
Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera.
Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.
Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!”, ka shkruar Panxha.