Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, shkak zjarri në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut

15:26 | 09 Korrik 2025
Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, shkak zjarri në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shkup- Hani i Elezit për shkak të zjarrin në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut.

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala  e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit  në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë.”

Komento: