Bllokohet sërish kanali i Suezit, ‘ngec’ anija e nisur nga Ukraina

10:35 | 09 January 2023

Sërish probleme në kanalin e Suezit, rruga strategjike ujore që lidh Azinë me Evropën.

Një tjetër anije është bllokuar në ujërat e kanalit, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin përmes tij.

Bëhet fjalë për anije e mallrave Glory, në pronësi të kompanisë greke Target Marine, e cila ishte nisur nga porti ukrainas i Chornomorsk dhe që u bllokua pranë Alaqantarah.

Rimorkiatorët e Autoritetit të Kanalit të Suezit po përpiqen prej orësh tashmë që të zhbllokojnë anijen.

Në muajin korrik, të vitit të kaluar një anije me mijëra kontejnerë bllokoi kanalin e Suezit për 6 ditë duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Komento: