Blloku A3 i Termocentralit Kosova A ka dalë nga funksioni që nga e diela. Kështu KEK është duke funksionuar me vetëm dy njësitë prodhuese të Termocentralit Kosova B.
Lajmin e ka konfirmuar Korporata Energjetike të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas KEK, kjo ka ardhur si pasojë e veprimit të mbrojtjes në ndërprerësin e gjeneratorit.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit. Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftimin e KEK.
Njoftimi i plotë:
KEK ka ndalë njësinë A-3
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.
Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.
Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë.