Bluza e Ramadanit me portretin e Adem Jasharit “çmend” serbët

15:40 | 18 Nëntor 2023

Falë barazimit 1-1 ndaj Moldavisë, Shqipëria siguroi për herë të dytë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një evropiani.

Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike dhe të hënën ndaj Ishujve Faroe në Air Albania kanë shansin e madh që të fitojnë Grupin E.

Festa e të gjithë shqiptarëve ishte e madhe teksa lojtarët dhe trajneri Sylvinho rishkruan historinë.

Një nga lojtarët më të dalluar për kuqezinjtë në këtë rrugëtim është Ylber Ramadani.

Në intervistën pas ndeshjes për SuperSport, mesfushori u shfaq i veshur me një bluzë në të cilën ishte stampuar portreti i heroit legjendar, Adem Jashari.

Kaq mjaftoi që në mediat serbe të nisë histerizmi i zakonshëm për figurën e Adem Jasharit, ndërsa festën e Ramadanit e cilësuan si skandaloze. /Supersport

Komento: