Boateng prezantohet në Barcelon, befason me numrin e fanellës

13:15 | 22 Janar 2019

Barcelona ka befasuar të gjithë me transferimin e fundit.

Kevin-Prince Boateng ka zgjedhur numrin që do ta bartë në fanellën e Barcelonës, pas transferimit të tij të papritur në “Camp Nou”.

Barça e finalizoi transferimin e Boatengut nga Sassuolo brenda ditës së hënë, duke i lënë të gjithë gojëhapur, shkruan Express.

Ky klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e ganezit deri në fund të sezonit për dy milionë euro, me Barçën që ka opsion për ta blerë lojtarin për 8 milionë euro në fund të sezonit.

Boateng do të prezantohet si lojtar i gjigantit katalonas sot gjatë ditës, por ai tashmë e ka zgjedhur numrin që do ta mbajë në shpinë.

Është numri 19 që tani i takon në Barçë ish-yllit të Milanit.

Komento: