
AC Milan tashmë po punon jashtë orarit për të vendosur objektivat e tyre për afatin e ardhshëm të transferimit.
Performancat në terren të klubit me qendër në Milano nuk janë mbresëlënëse, kjo është arsyeja pse ata aktualisht janë vendosur në pozitën e 12-të të tabelës së ligës me 14 pikë pas 13 ndeshjeve, përcjell ORAinfo.
Drejtorët e Milanit Zvonimir Boban, Paolo Maldi dhe Frederic Massara janë përfshirë në një seri takimesh me agjentët supers Mino Raiola dhe Jorge Mendes.
Takimi me Raiola kishte të bënte me sigurimin e ardhjes së mundshme të sulmuesit veteran Zlatan Ibrahimovic në të ardhmen e afërt./ORAinfo/
