
Zvonimir Boban i është përgjigjur kritikave të ashpra të ish-presidentit Silvio Berlusconi në adresë të zyrtarëve të Milanit.
Ishte Berlusconi ai qe e nisi këtë ‘luftë’. Ish-pronari i Milanit tha se ai nuk mund ta shikojë më AC Milan në TV, pasi stili i lojës vetëm e irriton atë.
Madje ai tha se trajneri Giampaolo nuk ishte rekomandim i tij për ta marrë drejimin e Milanit.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Zvonimir Boban. Ai kritikoi deklaratat e Berlusconit dhënë për mediat, përcjell ORAinfo.

“Të gjithë janë të lirë të shprehin idetë e tyre, e lëre më Berluskoni që ka bërë kaq shumë për Milanin. Mirëpo ai duhet të dijë të zgjedhim fjalët e duhura. Por kjo është në rregull, sepse ai na dha aq shumë. Ne duhet të përmirësohemi me kohën dhe gjithashtu trajneri dëshiron një Milano më të mirë: është një gjë natyrale”, deklaroi Boban.
Të enjten në mbrëmje, Milan do të përballet me Torino larg shtëpisë, duke shpresuar të kaloj krizen pas humbjes zhgënjyese në derbi kundër Interit.
Sidoqoftë, nuk do të jetë një lojë e lehtë për klubin ‘kuq e zi’. /ORAinfo/