Boban pendohet që nuk arriti ta sjell këtë lojtar në San Siro

09:49 | 01 Mars 2020

Angel Correa është një keqardhje për Milan. Në veçanti për Zvone Boban i cili së bashku me Paolo Maldini dhe Ricky Massara u përpoqën shumë për të sjellë sulmuesin argjentinas nga Atletico Madrid në San Siro verën e kaluar.

Kuqezinjtë ofruan 40 milionë euro plus shpërblime për Atletico Madrid, siç kujton Calciomercato, i bindur se argjentinasi ishte një përshtatje e përsosur për ekipin.

Lojtari kishte pranuar tashmë për një lëvizje, duke hequr dorë më pas nga Champions League, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ekipi spanjoll hodhi poshtë ofertën dhe e konsideroi Correa të padenjë.

Milano ka mbajtur kontakte me agjentin e lojtarit Augustin Jimenez, duke ritheksuar admirimin e tyre për njeriun e Atletico, megjithëse me fokus te Matias Zaracho dhe Rodrigo De Paul për verën.

Ndërkohë, Correa vazhdon të performojë mirë në fushë.

Këtë sezon, ai ka shënuar pesë gola dhe shtatë asistime në La Liga. Nëse Atletico do të dëshironte 50 milionë euro për të verën e kaluar, ata do të duan edhe më shumë tani, gjë që e bën marrëveshjen të komplikuar për Milanin. /ORAinfo/

Komento: