
Zvonimir Boban ka zbuluar detaje rreth bisedimeve për transferimin e Luka Modric në ‘San Siro’.
Luka Modric do të mbetet në librat e historisë te Real Madrid, sepse nuk deshi të largohej as pas një sezoni aspak të mirë, ka deklaruar drejtori i Milanit, Zvonimir Boban.
‘Rossonerët’ kanë pasur një shpresë se këtë verë do të transferojnë fituesin e Topit të Artë.
Ishte Modric që i kishte dhënë shpresë Milanit, duke mos e mbajtur sekret mundësinë e transferimit te Serie A.
“Ai është një tifoz i madh i Milanit, dhe ka qenë që nga fëmijëria, kështu që ai ka pasur pasionin për të na u bashkuar”, ka deklaruar Boban, përcjell lajmi.
“Megjithatë, ne nuk kemi pasur bisedime konkrete, sepse ai nuk deshi të largohej nga Real Madrid edhe pas atij sezoni të keq”, ka thënë Boban.