Bogujevci doli në kufi për ta pritur Spiropalin

12:17 | 11 Shtator 2024
bogujevci-doli-ne-kufi-per-ta-pritur-spiropalin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mirëpriti në kufirin Kosovë-Shqipëri kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në vizitën e saj të parë në Kosovë, në këtë cilësi.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, nënkryetarja Bogujevci uroi kryetaren Spiropali për detyrën e re në krye të legjislativit shqiptar dhe mirëpret vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy Kuvendeve.

Spiropali aktualisht është në takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, dhe në orën 13:00 do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Komento: