Bogujevci thotë se nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat e personave me aftësi të kufizuara

19:59 | 15 Tetor 2022

Bogujevci thotë se nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat e personave me aftësi të kufizuara.

Nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, që u mbajt sot në kryeqytet.

Bogujevci tha se është e vetëdijshme që personat me aftësi të kufizuar përballen çdo ditë me sfida të llojllojshme, si mungesë të infrastrukturës së përshtatshme, arsimit, punësimit, burimit social e kujdesit të duhur shëndetësor.

“Prandaj për ne si institucione nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat me të cilat kjo kategori ballafaqohet çdo ditë”, është shprehur Bogujevci, transmeton Klankosova.tv.

Tuje, ajo tha se kuvendi e ka tejkaluar kuotën ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, ku tha se nga 200 shërbyes civilë në kuvend, gjashtë prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara, e që sipas saj, kjo shifër nuk duhet të mjaftojë.

“Kuvendi ka planifikuar përgatitjen e dokumenteve parlamentare në këtë alfabet, duke zbatuar praktikat globale për përfshirjen sa më të gjerë të të gjithë grupeve të shoqërisë në qasjen në informata, nëpërmes të cilës mundësohet pjesëmarrja aktive në vendimmarrje, e demokracia kuptimësohet kur ka gjithëpërfshirje në vendimmarrje”, ka thënëBogujevci,

Komento: