Bojken Abazi tallet keq me ish-partakët e tij që kaluan në PSD

10:37 | 18 Prill 2019

Po vazhdon përplasja mes zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PSD-së.

Zyrtari Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi, ka goditur ish-partiakët e tij tani pjesëtar të PSD-së. I ka quajtur trëndafil me gjemba për shkak të logos me trëndafil të kuq që PSD e ka. Por, zyrtarë nga PSD-ja ia kanë kthyer me monedhën e njejtë.

E gjithë kjo ngjarje është zhvilluar në rrejtin social Facebook mbrëmë në orët e vona.

Boiken Abazi ka përmendur protestën që VV po e organizon kundër qeverisë së Kosovës e titulluar “PANhajnia”.

Ka thënë se “PANhajnia po e godet Levizjen me gjembat fallco të trëndafilave prej plastike”, duke hedhur akuza se PSD po bashkëpunon me pushtetin.

Por, Nol Nushi nga PSD-ja ia ka kthyer me monedhën e njejtë. Nushi i ka thënë Abazit “material i ricikluar, fli se është koha e gjumit”.

Që nga ndarja, Vetëvendosje dhe PSD i kanë acaruar raportet mes vete. Rastet ku ata e godasin njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe Kuvendit të Kosovës nuk janë të rralla.

Komento: