Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje.
Halimi përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive.
“Faza e parë e një pushteti autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën. Bojkotimi i debatit publik dhe mediave.
Faza e dytë dhe më arrogante është diskreditimi i mediave dhe kritikëve, pra paraqitja e mediave si të pabesueshme dhe dorë e zgjatur e armikut. Rëndom ky armik i brendshëm është i fabrikuar.