Bojkoti i VV-së ndaj seancës për koeficientin e pagave/ Sindikatat reagojnë ashpër: Do të ketë dorëheqje nga vendet e punës

17:25 | 26 Tetor 2023
bojkoti-i-vv-se-ndaj-seances-per-koeficientin-e-pagave/-sindikatat-reagojne-ashper:-do-te-kete-doreheqje-nga-vendet-e-punes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë mbledhur sërish në një seancë të jashtëzakonshme.

Sot është planifikuar një debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Me hapjen e seancës, deputetët e mazhorancës e kanë lëshuar sallën, ku kanë pamundësuar mbajtjen e këtij debati.

Vendimin e deputetëve të VV-së e kanë kritikuar udhëheqësit e sindikatave të Kosovës.

 Zymberi: Deputetët e VV-së e bënë një tradhti me largimin nga seanca për koeficientin, po ikin nga përgjegjësia

Partia në pushtet ka marr kritika nga Shërbyesit Civil për mos qëndrimin e deputetëve në seancën për ngritjen e koeficientin.

Mursel Zymberi, kryetari i Shërbyesve Civil largimin e deputetëve e ka cilësuar si tradhti.

Ai thotë se Qeveria po ikë nga përgjegjësitë që i ka premtuar vetë.

Zymberi tha se nga këto veprime pushteti do të ndëshkohet.

“Sot deputetët e bënë një tradhti duke i shmangur debatit duke i ikur përgjegjësisë por kjo do t’i ndëshkojë, duan ta shkatërrojnë këtë administratë.

Partia në pushtet ka premtuar vetë në fushatë e zgjedhje në emër të asaj që do ta përmirëson standardin e gjithë qytetarëve, nga ky koeficient varën më shumë se 80 mijë familje që nuk po donë me ditë fare për to”, thotë Zymberi.

 Beka: Vendim brengosës për zjarrfikësit mosqëndrimi në seancë i mazhorancës, nuk jetohet me këtë koeficient

Se vendimi nuk është i duhuri për mosqëndrimin e deputetëve të partisë në pushtet lidhur me seancën e ngritjes së koeficientit e thonë edhe nga Zjarrfikësit.

Kreu i Zjarrfikësve, Muharrem Beka thotë se ky vendim është brengosës për ta.

Pasi sipas tij, kjo kategori është me koeficienti më të ulët.

Ai thotë për Front Online se nuk jetohet me këtë vlerë duhet të rritët.

“Vendim brengosës për zjarrfikësit pasi e kemi koeficientin më të ulët, është dashur ta rishikojnë vlerën duke u bazuar edhe në rritjen e inflacionit e kostos të jetesës, jemi mbetur pa koment me këto veprime, është dashur të rrinë në debat e të analizojnë se a mund të jetojmë me këtë koeficient. Duhet të rritët vlera “, u shpreh Beka.

Jasharaj: Marrëveshje brenda VV-së largimi nga seanca, Qeveria nuk po lejon t’i shkojnë meritat opozitës

Kritika për lëshimin e seancës nga deputetet e VV-së për nevojën e ngritjes së vlerës së koeficientit ka shprehur edhe kreu i SBASHK-ut.

Rrahman Jasharaj e vlerësoi si qasje të gabuar vendimin e deputetëve.

Ai thotë se ka shumë pakënaqësi lidhur me vlerën e koeficientit.

“Ne kemi pritur që kjo seancë do të zhvillohet, qasje e gabuar ndaj punëtorëve sektorin publik . Ne ju kemi drejtuar Qeverisë që në buxhetin e vitit të ardhshëm që të jetë vlera e koeficientit 130 euro që pagat të jenë më dinjitoze se sa janë se pakënaqësitë janë në arsim, polici, zjarrfikësit e gjithandej”.

Sipas Jasharajt, nëse qëndron ky koeficient do të ketë dorëheqje nga shume vende të punës në disa kategori.

Ai pretendon se partia në pushtet ka bërë marrëveshje për mos mbajtjen e disa seancave.

“Nëse vazhdojmë kështu do të ketë largim edhe në arsim e në polici. Largimi nga seanca është marrëveshje brenda VV-së pasi ata mendojnë që po u vendos diçka pozitivisht është propozuar nga sindikatat e iniciuar nga opozita këtë nuk e donë Qeveria se meritat i shkojnë opozitës”, theksoi Jasharaj.

Ndryshe, pas më shumë se dy orë pauzë, deputetët e Kuvendit janë mbledhur sërish në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave por përsëri të pranishëm nuk janë të deputetët e VV-së.

 

 

Komento: