Sot Kosova do të takohet me përfaqësuesn e Malit të Zi.
Pak më parë u përhap një lajm në mediat serbe se trajneri i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq dhe dy lojtarët, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq nuk po pranojnë të luajnë kundër Kosovës për shkak të presionit të madh nga Beogradi.
Rreth kësaj teme, Indeksonline ka kontaktuar me Zyrtarin Kryesor që është i deleguar nga UEFA për këtë ndeshje, Sebastian Burkard.
Ai u shprehë se asgjë nuk është konfirmuar dhe se gjithçka do të dihet kur të mbërrij ekipi në ora 19:00. Por ai nuk e ka mohuar mundësinë që trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq të mos e udhëheq ekipin sonte.
Gjatë ditëve të fundit, ka pasur presion të madh nga Beogradi që ata që janë serb në kombëtaren e Malit të Zi të mos luajnë kundër Kosovës