Shqipjon Hoti nga Kosova ka nokautuar keq boksierin serb.
Shqipjoni jeton në Zvicër, megjithatë prejardhja e tij është nga fshati Ratkoc, i Rahovecit.
Në fundjavë, boksieri kosovar u përballë me serbin, Milosh Jankovic, transmeton Indeksonline.
21-vjeçari ia doli ta mposhtë Jankovicin pas vetëm gjashtë raundeve.
Deri më tani, Hoti ka zhvilluar tri duele, ku të gjitha i ka fitore.