
Studentët protestojnë për mosformimin e qeverisë: Boll luajtën me këtë popull.
Me moton “Boll ma se jemi lodhë”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e qeverisë.
Në shenjë revolte për mos formimin e Qeverisë, këta studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”.
E njëri nga studentet i tha se të rinjtë po largohen nga vendi shkaku i mos pasjes një jetë të mirë në Kosovë.
“Boll ma luajtën me ne. Jemi lodhë. Nëse nuk bëjnë diçka të rinjtë do të shkojnë në Gjermani më fillim të muajit mars pasi që Gjermania po na ofron kushte për jetës e për punësim”, tha ai.
