Juventusi nuk ka lejuar befasi të hënën.
Në kuadër të javës së 27-të të Serie A, kampioni i Italisë ka fituar me shifrat 2:0 në udhëtim ndaj Bolognas.
Superylli Cristiano Ronaldo ka shënuar gol nga penalltia në minutën e 23-të kurse Paulo Dybala vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 36-të.
Juventusi tani prinë në tabelë me 66 pikë, katër më shumë se Lazio. Lazio të mërkurën luan ndaj Atalantas në udhëtim.