Bologna-Milan, lajmi i papritur

16:03 | 18 Dhjetor 2018

Loja e Milanos në Bolonjë do të zhvillohet sonte njoftojnë mediat, pavarësisht nga reshjet e mëdha të dëborës në ditët e fundit përcjell ORAinfo.

Qyteti është goditur nga moti dimëror në ditët e fundit, duke ngritur shqetësimet se ndeshja përfundimtare e javës së 16-të duhet të anulohej.

Stadio Dall’Ara u mbulua me një shtresë të dendur bore, por Sky siguron se stadiumi dhe rrugët që afrohen në stadium janë pastruar.

Gjërat do të pastrohen gjatë gjithë ditës, dhe nuk mendohet të jetë një rrezik që ndeshja të mos zhvillohet./ORAinfo/

Komento: