Bologna-Milan përfundon ndeshja, rezultati i papritur

22:32 | 18 December 2018

Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Bolognas.

Ndeshja e cila u zhvillua sonte, nuk solli fitues ani pse të dyja skuadrat kishin rastet që të shënonin përcjell ORAinfo.

Përkundër dominimit të rossonerëve në këtë ndeshje, ekipi mysafir nuk arriti që të shënojë një gol që do të ia siguronte tri pikë të vlefshme.

Gjërat për ekipin e Gattusos u bënë edhe më të vështira ku në minutën e 76” Bakayoko mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në fushë.

Pas këtij barazimi, Milan është në pozitën e katërt me 27 pikë të tubuara një më shumë se Lazio që është pas rossonerëve, derisa Bologna fundoset edhe më shumë në tabelën e Seria A me vetëm 12 pikë të tubuara./ORAinfo/

Komento: