“Bomba” e ditës: Bale në Manchester United

14:01 | 28 Mars 2019

Çka duhet të bëjë Manchester United për të transferuar Gareth Balen?

Manchester United duhet të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, nëse dëshiron një shans për të joshur Gareth Bale.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ gjatë afatit kalimtar të verës do të ndërhyjë në tregun e transferimeve për të tentuar blerjen e disa emrave të mëdhenj.

Në mesin e këtyre emrave është edhe Gareth Bale i Real Madridit.

Por, për të arritur te Bale, sipas ish sulmuesit te Manchester United, Andy Cole, ‘Djajtë e Kuq’ duhet të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj që Manchester United duhet të kërkojë të gjithë lojtarët e këtij kalibri”, ka deklaruar Cole, përcjell lajmi net.

“A janë ata lojtarë që duan të vijnë te Manchester United? Kjo është pyetja”.

“Nëse Manchester United mungon në Ligën e Kampionëve… lojtarët e mëdhenj duan që të luajnë në këtë garë”.

Komento: