“Bomba” e ditës: Barcelona shkarkon Valverde? Ky është trajneri i ri

11:07 | 09 Maj 2019

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona do ta shkarkojë Ernesto Valverde, pas disfatës nga Liverpool.

“ESPN” raporton se Barcelona ka identifikuar trajnerin e ri.

Barcelona ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Ernesto Valverde.

“ESPN” raporton se ai do ta pësojë me largim nga posti eliminimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nga Liverpool.

Kurse, favorit i ri për bankinën e gjigantit katalan është trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag.

Ai ka kaluar një stinor fantastik me Ajaxin por që u ndal mbrëmë duke u eliminuar nga Tottenham Hotspur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi net.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës besojnë se filozofia e punës së Ten Hag është e përshtatshme për ekipin nga Camp Nou që do të mundohet ta angazhojë për sezonin e ri.

Komento: