Agjenti Jorge Mendes raportohet se po kërkon një transferim në Milan për klientin e tij, sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa.
Juan Gato, një gazetar për stacionin radiofonik Spanjoll Cadena COPE, publikoi të hënën një mesazh për të ardhmen e Diego Costa duke pretenduar se ish-lojtari i Chelsea ka rrëfyer për miqtë e tij më të ngushtë – pasi u eliminua në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig – që destinacioni i tij i radhës do të jetë Milano, përcjell ORAinfo.
Sipas Tuttosport të Martën, Diego Costa është me të vërtetë është i gatshëm të largohet nga Atletico Madrid dhe lojtari u ka besuar miqve se e ardhmja e tij është në Milano.
Është e vështirë të imagjinohet një rikthim për të punuar nën Antonio Conte në Inter për shkak të faktit që dyshja ra në Chelsea dhe kjo është arsyeja pse – pretendon gazeta – agjenti i tij Jorge Mendes po mendon më shumë për Milanin. /ORAinfo/