Trajneri Gennaro Gattuso ëhstë gjithnjë e më afër ndarjes me Milanin.
Dhe, ende pa e bërë divorcimin me rosonerët, emri i Gattusos po përmendët për stolin e Romës, përcjell ORAinfo.
Pas tensionimit me Leonardo, Gattuso tani pritet të humbasë punën e tij në Milan në verë, pavarësisht se sa mirë kuqezinjtë përfundojnë sezonin dhe gjendja e tij nuk ka shkuar pa u vënë re në Romë.
Ata gjithashtu do të kërkojnë një menaxher të ri, pasi Claudio Ranieri konsiderohej vetëm një zgjidhje e përkohshme për problemin që u ngrit kur Di Francesco u hoq nga pozita e tij në mars pas daljes së Romës nga Liga e Kampionëve.
Sipas gazetës italiane, forca lëvizëse e kandidaturës së Gattusos për punën në Romë nuk është tjetër përveç Francesko
Totti, i cili pritet të shtyjë për një rol më të rëndësishëm prapa skenës në Romë në verë, dhe e sheh menaxheri i Milanit si kandidatin ideal që të çojë përpara revolucionin e Romës. /ORAinfo/